close
Vendi

Qeveria: RMV-ja ka çmimet më të lira të karburanteve në rajon

Qeveria_Flamuj (1)

Qeveria përmes një shkrimi pretendon se si rezultatet i masave antikrizë çmimet e karburanteve në Maqedoninë e Veriut janë më të lirat në rajon.

“Për shkak të vendimeve të Qeverisë për të ulër akcizën dhe TVSH-në e derivateve të naftës, diferencat e çmimeve u amortizuan dhe nga sot ulen çmimet e karburanteve. Dizeli është më lirë për dy, dhe benzina një denarë për litër Në përputhje me akcizën e ulur dhe TVSH-së për derivatet e naftës, ka rënë edhe çmimi i karburanteve të tjera. Në kushtet e krizës globale energjetike, Maqedonia e Veriut ka çmimet më të lira të karburanteve në rajon”, thuhet në shkrimin e Qeverisë.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia