close
ED4212E9-C59F-430F-8D71-2E399C99A2E8

VENDIMI HYN NË FUQI MË 20 NËNTOR DHE DO TË ZGJASË 30 DITË


Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 23-të miratoi Vendimin për ekzistimin e gjendjes së krizës në territorin e vendit, për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik në kushte të pandemisë së COVID-19 dhe për parandalimin e përhapjes me cka cënohet shëndeti I popullatës

Vendimi, sic thuhet në komunikatën e Qeverisë, është me propzim të Komitetit Drejtues për koordinim dhe menaxhim me sistemin e menaxhimit me kriza, sipas një propozimi paraprak të Grupit të vlerësimit.

Periudha e ekzistimit të gjendjes së krizës në tërë territorin e vendit është në kohëzgjatje prej 30 ditësh duke filluar nga 20 Nëntori dhe për këtë vendim Qeveria do ta njoftojë Presidentin.

Njëkohësisht Qeveria do t`I propozojë Presidentit të vendos për pjesëmarrjen e një pjese të pjesëtarëve të ARM-së në përballje me gjendjen e krizës.

Qeveria miratoi konkluzionin që edhe MPB-ja, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Shëndetësisë, Armata, Qendra për Menaxhim me Kriza dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, të gjitha kapacitetet e disponueshme t`I vënë në funksion të përballjes me gjendjen e krizës. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia