close
Top LajmeVendi

QEVERIA: SITUATA E KRIZËS NË ENERGJETIKË NË INTERES TË QYTETARËVE

09112021_VRSM_118Sednica (4) (1)

Qeveria e RMV-së, në seancën e 118-të miratoi vendimin e për konstatimin e situatës së krizës në furnizimin me energji elektrike në gjithë territorin e vendit, për shkak të mungesës së energjisë elektrike në tregun e vendit, të shkaktuar për shkak të rënieve të kohëpaskohëshme të kapaciteteve më të mëdha prodhuese dhe mungesës së energjensëve për prodhimin e energjisë elektrike si dhe pamundësisë që problemet të mbulohen me rezervat e diponueshme në prodhimin e rrymës elektrike, që sic përcjell KlanM, mund të çojnë në mungesën e energjisë elektrike ose cënimit të stabilitetit të sistemit elektroenergjetike në RMV.

Me këtë vendim, sic njofton KlanM, mundësohet të ndërmerren masa dhe aktivitete, duke llogaritur edhe intervenime financiare që të sigurohen sasi plotësuese të energjisë elektrike dhe konstatohet të drejtat dhe obligimet e shoqatave shtetërore aksionare Elektranat e RMV-së dhe MEPSO-s, si dhe bartësve të licensave për kryerjen e veprimtarisë elektroenergjetike.

Ekzistimi I situatës së krizës në furnizimin me energji elektrike e konstatuar me këtë vendim, sic përcjell KlanM, do të zgjasë 30 ditë, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe me të nuk parashikohen masa restriktive.

Në mënyrë plotësuese, me konkluzione në seancën e sotme të Qeverisë, SHA EEM është obliguar që në afat prej 15 ditëve të dorëzojë një pako të masave për aktivitetet e tyre në përballjen me krizën energjetike, kurse Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, në koordinim me Ministrinë e Ekonomisë të përgatisin masa për mbështetje të kategorive të ndjeshme sociale që të shfrytëzojnë masa plotësuese për t`u mbrojtur nga varfëria energjetike.

Qeveria, sic përcjell KlanM, ka ngarkuar Ministrinë e Ekonomisë, në bashkëpunim me Byronë për Furnizime Publike të ofrojnë propozim-zgjidhje konform së cilës do t`u mundësohet institucioneve shtetërore të furnizohen me energji elektrike nga EEM-ja, me çmime më të lira nga çmimet në tregun e hapur./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia