close
Top LajmeVendi

QEVERIA: TË DIELËN ORA POLICORE FILLON NË ORA 11.00

FB_IMG_1590164301440

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka marrë një sërë vendimesh që përkojnë me rekomandimet dhe aktivitetet për përballjen me pandeminë e COVID-19. Në ditën e parë të Fitër Bajramit ora policore do të fillojë në orën 11.00 dhe do të zgjasë deri të martën në ora 05.00 të mëngjesit.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 56 ka plotësuar Vendimin për ndalesë dhe regjim të posacëm të lëvizjes në gjithë territorin e vendit ku përcaktohet ndalesa për lëvizje të popullatës dhe automjeteve të transportit public duke filluar nga e Diela më 24 Maj në ora 11.00 deri të Martën më 26 Maj në ora 05.00 të mëngjesit. Të shtunën më 23 Maj, ndalesa për lëvizje mbetet e njëjtë sikurse ditëve tjera, nga ora 19.00 deri ora 05.00 në mëngjes.

 Sic thuhet në komunikatën e Qeverisë, Në këtë seancë është ndryshuar dhe plotësuar edhe vendimi për zbatimin e karantinës së obligueshme shtetërore të shtetasve të Maqedonisë së Veriut që kthehen nga vendet e huaja me fluturime humanitare ose konvoje he me ndryshimet e reja, nëse shtetasit që hyjnë në territorin e venit tregojnë testin PCR për COVID-19, të bërë gjatë 72 orëve të fundit, në vend të karantinës së detyrueshme shtetërore dërgohen në vet-izolim të obligueshëm shtëpiak.

Sic thuhet në komunikatën e Qeverisë, Në vend të karantinës shtetërore, izolimi I detyrueshëm shtëpiak përcaktohet edhe për të huajt, për të cilët, Shtabi Kryesor Koordinativ vendos në raste të interesit shtetëror apo ekonomik, he të cilët do të paraqesin vërtetim përkatës mjekësor me rezultat negativ të testit –PCR, me përmbajtje të obligueshme të protokolleve nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse pranë Ministrisë së Shëndetësisë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia