close
Top LajmeVendi

QEVERIA: TË SËMURIT KRONIK DHE PRINDËRIT KTHEHEN NË PUNË

Qeveria_27

Nga 23 Shtatori në vendet e tyre të punës duhet të kthehen nënat të cilët kanë qenë në pushim të vazhduar mjekësor, si dhe prindërit e fëmijëve deri më 10 vjec, pa marrë parasysh nëse fëmijtë do të mësojnë online ose me prezencë fizike. Këto kanë qenë disa vendime të Qeverisë në seancën e sotme.

Qeveria në seancën e sotme mori vendim që personat e punësuar me sëmundje kronike dhe ato që e kanë shfrytëzuar pushimin e lindjes, nga 23 shtatori të kthehen në vendet e tyre të punës. Përjashtim, sipas njoftimit, do të jenë personat te të cilët sëmundja është në fazë përkeqësimi dhe ata me sëmundje malinje.

Në punë gjithashtu duhet të kthehen edhe prindërit, fëmijët e të cilëve janë deri në moshën gjashtëvjeçare, duke pasur parasysh, siç theksojnë nga Qeveria, se çerdhet e fëmijëve kanë filluar aktivitetet për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve nga 9 shtatori.

Prindërit fëmijët e të cilëve janë nga mosha gjashtë deri dhjetë vjeç janë të përfshirë në procesin edukativo-arsimor në shkolla, pa marrë parasysh mënyrën ( me prani fizike ose në distancë ) gjithashtu nga 23 shtatori duhet të kthehen në punë.

Qeveria në të njëjtën kohë e ka obliguar Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale të dërgojë njoftim me shkrim tek të gjitha çerdhet e fëmijëve të vazhdojnë me regjistrimin dhe kujdesin e fëmijëve, posaçërisht të atyre fëmijëve prindërit e të cilëve janë në marrëdhënie pune, pa marrë parasysh nëse punojnë nga shtëpia ose shkojnë në punë.

Qeveria e ka pranuar edhe propozimin për ndryshim të Protokollit për aktivitete në institucionet për kujdes dhe edukim të fëmijëve, edhe atë: grupet e fëmijëve deri dy vjeç të kenë më së shumti nga 12 fëmijë dhe dy të punësuar në një turn./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia