close
EkonomiTop LajmeVendi

QEVERIA: VENDIME PËR PËRBALLJE ME KRIZËN ENERGJETIKE

vlada

OBLIGON INSTITUCIONET E EKZEKUTIVIT TË PAGUAJNË BORXHET NDAJ FURNIZUESVE

Institucionet e pushtetit qendror t’i paguajnë borxhet ndaj furnizuesve të energjisë elektrike. Ky është njëri nga vendimet e Qeverisë që ka për qëllim realizimin e masave për sigurim të sasive shtesë me energji elektrike për shkak të krizës energjetike. Nga Qeveria njoftojnë se poashtu është sjellur vendim për të mjeteve në pjesën e veçantë të buxhetit.

QEVERIA
“Qeveria i obligoi të gjitha institucionet në kompetenca të pushtetit ekzekutiv që nga programet dhe faturat personale të buxhetit të parapara për blerje të energjisë elektrike dhe dhe miratoi rialokimin e mjeteve nga gjërat e tjera buxhetor ku ka mjete të papërdorura për pagesën e borxheve ndaj furnizuesve me energji elektrike.”

Nga Qeveria thonë se këto vendime dhe rekomandimet tek institucionet e vetëqeverisjes lokale, Kuvendi dhe Kabineti i Presidentit të Shtetit, kanë për qëllim që të ndihmojnë në pjesën e furnizimit me energji elektrike që realizohet përmes furnizuesve komercial. Kujtojmë se nga muaji janar I këtij viti, çmimi I faturave të energjisë elektrike rritet për 9, 48 përqind./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia