Qindra zjarrfikës në luftë me flakët në Çeki

Rajonet turistike dhe zonat e banuara janë boshatisur, flakët po intensifikohen edhe në një park në Greqinë veriore

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Helikopterë dhe avionë zjarrfikës u vendosën në dispozicion për të shuar flakët që përfshinë një pyll në kufirin çeko-gjerman. Zjarri, i cili aktualisht ka djegur mbi 300 hektarë tokë sipas mediave vendase, e përhapi tymin deri në Pragë që ndodhet rreth 130 kilometra larg. Rreth 80 njerëz janë evakuuar nga qyteti kufitar i Hrensko, ku flakët kanë shkatërruar dhe dëmtuar disa shtëpi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Dhjetëra fëmijë gjermanë u larguan nga një kamp veror në anën çeke të kufirit dhe u kthyen në Gjermani. Zona vizitohet nga turistë të shumtë dhe dyshohet se një zjarr i ndezur nga disa prej tyre gjatë fundjavës mund të jetë bërë shkak i flakëve që tashmë kanë dalë jashtë kontrollit.

Guvernatori i rajonit Usti, Jan Schiller për Reuters u shpreh se më shumë se 500 zjarrfikës po punonin për të shuar flakët ndërsa edhe më shumë helikopterë do të mbërrinin për të vendosur vatrat e zjarreve nën kontroll.

Përveç ekipeve çeke dhe gjermane, Sllovakia, Polonia dhe Italia kanë premtuar helikopterë dhe avionë për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit që detyroi evakuimin e fshatrave çekë dhe një kamp veror në anën gjermane.

Një përpjekje e madhe për të vendosur nën kontroll zjarret është duke u zhvilluar edhe në një park kombëtar të mbrojtur në Greqinë veriore, me zjarrfikësit , ushtrinë dhe vullnetarët që bashkuan forcat për të shpëtuar kafshët e egra.

Konservatorë dhe grupe për mbrojtjen e kafshëve, si ANIMA, mbërritën në zonë për të kërkuar dhe shpëtuar kafshët. Sipas Reuters, të paktën 6,000 hektarë pyll në park deri më tani, janë dëmtuar.

Parku Kombëtar i Pyllit Dadia në prefekturën e Evros është një zonë e rëndësishme e mbrojtur në Evropë, shtëpi e një shumëllojshmërie flore dhe faune, duke përfshirë zogj të ndryshëm, grabitqarë, etj.

Në korrik, zjarret goditën disa vende në të gjithë Evropën. Ndërsa londinezët u tronditën kur dhjetëra shtëpi dogjën nga zjarret , zjarrfikësit në Portugali, Spanjë, Francë dhe Greqi luftuan me zjarret më vdekjeprurëse.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share