close
Top LajmeVendi

QMK: KEMI KAPACITETE TË KUFIZUARA PËR T`U PËRBALLUR ME BORËN

auto_Stojance-Angellov_02-696×373-11631887432

THIRRJE QYTETARËVE QË TË MOS SHKOJNË NË VENDE MALORE NËSE KA RESHJE TË BORËS

 

Qendra për Menaxhim me Kriza u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndjein parashikimin e motit dhe t`u shmangen shkuarjeve në vendet e larta nëse paralajmërohen reshje të borës. Thirrjet e këtiilla vijnë pas reshjeve të rrëmbyeshme të borës në disa pjesë të vendit, defekteve me energjinë elektrike si dhe përmbytjet. Nga kjo qendër bënë me dije se vendi ynë ka kapacitete të kufizuara për t`u përballur me borën.

STOJANÇE ANGELOV – DREJTOR I QMK-së

“Disa automjete të NP për mirëmbajtjen e rrugëve janë të vjetëruara, disa pësojnë defekte në vendngjarje gjatë pastrimit të borës, e më pas duhet të dërgohen ekipe që do t`I rregullojë ato automjete”

Sipas informacioneve të QQMK-së, në disa pjesë të vendit ka fshatra që ende nuk kanë rrymë elektrike, atje trafiku zhvillohet me vështirësi në kushte dimërore, kurse janë vërrejtur edhe rritja e nivelit të lumejve dhe se autoritetet janë duke ndjekur nëse ka rreziqe nga përmbytjet. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia