close
Top LajmeVendi

QMK: KUJDES NGA ZJARRET – NDALESË LËVIZJEJE NËPËR PYJE

Screenshot_5

Zjarri i mbrëmshëm në Ponikvë sot në mëngjes është lokalizuar. Nga Qendra për Menaxhim me Krizat thonë se shkaku ende mbetet i panjohur por bëjnë thirrje për kujdes të shtuar për shkak se temperaturat e larta në vend hyjnë në fazën e portokolltë. Nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave nga sot me masa preventive – ndalesë e pjesërishme për lëvizje nëpër pyje.

Rreth orës 09.00 sot në mëngjes është lokalizuar dhe shuar zjarri pyjor në Ponikvë. Terreni i papërshtatshëm tek vatra e zjarrit kishte shkaktuar panikë tek qytetarët për shkak se sic thonë zjarri nuk është shuar disa orë. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza thonë se Komunat janë kompetentët e parë për tu ballafaquar me zjarret lokale kurse avionët e kërkuar nuk janë shfrytëzuar për shkak se zjarri ishte lokalizuar.

“Të gjitha resurset e angazhuara sot vazhdojnë me aktivitete për shuarrjen e plotë të zjarrit, ku krahas zjarrfikësve nga Koçana janë bashkangjituar edhe nga rrethi. Avionët e paralajmëruar për momentin janë anuluar” – tha Nadica Vëshkova, QMK.

Për momentin nuk ka zjarre, por duke marrë parasysh temperaturat e arta që përfshinë vendin nga Qendra për Menaxhim me Kriza informojnë se kanë filluar masat preventive.

“Sot Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave njoftoi se me kërkesë të Ndërmarrjes Publike “ Pyjet Nacionale” është vendosur ndalesë e pjesërishme për lëvizje nëpër pyje dhe kjo ndalesë do të jetë në fuqi deri sa kompetentët ta tërheqin atë.” –shprehet Nadica Vëshkova, QMK.

Në këtë zjarr janë dëmtuar të mbjellura dhe koshere me bletë, kurse vlerësimi I saktë se sa hektarë pyje janë djegur do të tregojnë hetimet. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza bëjnë thirrje që qytetarët të kenë kujdes gjatë vizitave në ambiente të hapura nëpër pyje kurse nëse vërrejnë zjarre mund të paraqiten në linjën telefonike 195. /Verica Dimitrijevska/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia