close
Vendi

QMK: SIGURIMI I SPITALEVE, ARMATA DO TA NDIHMOJË POLICINË

stojance-angelov-krizen1-696×392

ANGELOV: S`KA NEVOJË PËR PANIK, SITUATA NËN KONTROLL


Shtabi Kryesor pranë Qendrës për Menaxhim me Kriza ka debatuar rreth kërkesës së MSH-së për të siguruar objekte të caktuara në kohë krize. Drejtori I QMK-së Stojance Angelov ka theksuar se plani aksional do të operacionalizohet nga ana e MPB-së kurse Armata vetëm se do t`I asistojë policisë në sigurimin e objekteve.

Ushtarët e ARM-së, në pozicionet e tyre, të paarmatosur, në asistencë të policisë do të kujdesen për rendin dhe qetësinë nëpër spitalet dhe do t`I ruajnë depotë me ilace që janë të shpërndarë para institucioneve të rëndësishme në këtë situatë të krizës.

STOJANÇE ANGELOV – KRYETAR I QMK-së

Pjesëtarët e armatës nuk do të jenë të armatosur, nuk do ta frikësojmë popullin, por do të jenë aty, që të mos krijohen rrëmuja dhe eventualisht të parandalojmë krijimin e situatave kaotike, që t`u mundësojmë punonjësve shëndetësor punë të papenguar. Do të thotë Armata dhe policia do të jenë në shërbim të punonjësve shëndetësor

Lidhur me nevojën për sigurimin e spitaleve private, Angelov tha se për këtë do të vendosin ata së bashku me Ministrin e Shëndetësisë. Nga Qendra për Menaxhim me kriza bëjnë thirrje që të mos krijohet panikë për shkak se, sic thonë, situata është nën kontroll. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia