close
Top LajmeVendi

QYTETARË TË SHUMTË PARA SPORTELEVE TË MPB-së

95479A23-D066-4899-A827-BC791C89DB07

MPBPA PANIK, PASAPORTA KA PËR TË GJITHË


Edhe gjatë ditës së sotme  qytatrë të shumtë kanë pritur para sporteleve të MPB-së për të nxjerr dokumentet personale. Nga ky institucion thonë se pasaporta do të ketë për të gjithë, apelojnë tek qytetarët mos bëjnë panik.

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski në emisionin e mëngjesit “Brifing” për medinan maqedonase  duke folur për mungesën e dokumentëve personale dhe për rëmujën e shkaktuar para  sporteleve të Ministrisë së Brendshme bëri të ditur se ky institucion deri më tani  ka punuar në përditësimin e softuerit me qëllim që dokumentet të jepën me emrin Maqedonia e Veriut, që është një detyrim ligjor, i cili hynë në fuqi nga 1 korriku. Ai apeloi te qytetarët që mos bien pre e dezinformatave dhe të shmangen grumbullimet para sporteleve të MPB-së pasi sipas tij, pasaporta do të ketë për të gjithë.

“U bëj thirrje qytetarëve të mos bien pre e dezinformatave se nuk ka pasaporta. Ka pasaporta për të gjithë, të gjithë do të marrin pasaporta. Rrëmuja ndodhi sepse kishte keqinformimqë bëri shumica e njerëzve të vijnë në mëngjes. Nuk ka nevojë për turma, mos ngurroni të vini, shërbimet janë të hapura pasdite dhe në mbrëmje. Gënjeshtra e përhapur nga media të caktuara dhe politikanë opozitare është e pasaktë”, tha Angelovski.

Edhe gjatë ditës së sotme para sporteleve të Ministrisë së Brendshme ka pasur turma të mëdha qytetarësh të cilët kanë pritur radhë për të nxjerr dokumentet personale.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia