close
Top LajmeVendi

Qytetarët ditën e diel dhe Ramazanin e kalojnë në ajër të pastër

Screenshot_7

PERSONAT ME NEVOJA TË VEÇANTA ANKOHEN PËR MUNGESËN E SINJALISITIKËS


 Edhe pse javën që po lëmë pas moti ishte i ndryshueshëm këtë fundjavë qytetarët ditën e diel si ditë jo pune e kanë shftrytëzuar për shëtitje në natyrë.

Duke e shfrytëzuar ditën e diel të shpallur si ditë jo pune por edhe ditën e dytë të ramazanit, qytetarët e anketuar nga Televizoni Klan M në Parkun e Çairit, thonë se ambienti këtu është shumë i shëndetshëm, vetëm se mungon sinjalistika rrugore për personat me nevoja të veçanta. Ndërsa, arsyet e shëtitjes së qytetarëve në këtë park, ishin të ndryshme.

 Ajri është këtu shumë i pastër, mirë. E kalojmë me shoqni me të mirë, ama probleme ka me ne me këto karriket me rrota elektrike, nuk kena vend për të ecur, vend ka por ato janë të zënta me kerre.

Të shikon non stop njeriu televizor mund edhe të çmendet. Në televizor nuk ke çka të shikosh luftë, ajo, kjo e ajo është problem.

Ne këtu merremi me aktivitete fizike kapak me na kalu koha, se e dimë ne të gjithë që na ndihmon sa I përket asaj aspektit fizik, plus tash ramazan, jemi më pasiv, duhet një lëvizje kapak me bërë që të jemi siç me thënë pak ma në formë.

Gjithçka është mirë kur është koha e nxhetë është i mbushur parku. Tani mundet pse më fllad edhe për atë nuk ka. Patjetër në park të dalësh ku do të shkosh në shtëpi nuk rrihet.

Dalim se ka lodra për fëmijë, për atë se, dalim edhe ditë të tjera kur jemi më të lirë.

 Po kena dal për qejf, me relax pak pushim, ditë e diel sot. Ne jemi të Shqipërisë, kena ardh me punë jemi ktu, amo mirë krejt, dolëm veç me kalu kohën dyqish. Muaji i ramazanit, duhet me u qetësu pak a shumë relaks.

Ku me shku, pensionerat ku ka kanë me shku, park këtu ,xhami, aty. Vjetët e bëjnë, edhe me deshtë unë, s`po mundi me shku mo.

 Nga 1 janari i këtij viti filluan të zbatohen ndryshimet në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, ku e diela u përcaktua si ditë jopune.

/KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia