close
Vendi

QYTETARËT E BALLKANIT PERËNDIMOR MUND TË PUNOJNË NË GJERMANI

9 reasons why engineers want to work in Germany

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi, pavarësisht kualifikimeve formale, deri në vitin 2023 do të mund të punojnë në Gjermani.

Siç njofton Agjencia e Lajmeve MIA, Bundestagu gjerman ka miratuar vazhdimin e të ashtuquajturave “Rregulla për Ballkanin Perëndimor”, sipas të cilave, qytetarët e rajonit edhe mëtej mund të vazhdojnë të punojnë në Gjermani.

Paraprakisht, Qeveria gjermane njoftoi se në këtë vend ka kërkesë të madhe për fuqi punëtore nga Ballkani Perëndimot, vecanërisht në Industrinë e Ndërtimit.

Agjencia Federale gjermane për Punë është duke kontrolluar nëse për vendet ekzistuese të punës vende për punëtorë nga Gjermania apo për punëtorë nga vende tjera anëtare të BE-së dhe nëse kushtet e punës janë të njëjta sikurse për qytetarët e Gjermanisë.

Vitin e kaluar ishin dhënë 27.259 viza në kuadër të projektit ‘Rregulla për Ballkanin Perëndimor”, por agjencitë e punësimit kanë dhënë pëlqim për më shumë se 62.000 punësime, kurse ndonjëherë viza është pritur tepër gjatë.

Dojçe Vele thekson se kërkesa më e madhe për fuqinë punëtore është në Industrinë e Ndërtimtarisë, logjistikën, transportin por edhe për infermiere dhe edukatore.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia