close
Top LajmeVendi

QYTETARËT KËRKOJNË DEBAT MES SELËS DHE AHMETIT

Screenshot_8

Osmani: Dërgoni kërkesë në BDI, do ta shqyrtojmë


Gjithmonë ëndrra ka qenë që një ditë, ky popull, ky vend të jetë pjesë e familjes së madhe perëndimore të vlerave.

Konferencën për media e filloi duke folu për vlera evropiane. Por kur u pyet për mungesën e debatit mes liderëve në kampin politik shqiptar, Osmani harroi se si e ka filluar konferencën për media dhe i nënçmoi partitë e tjera duke u bërë thirrje që të shkruajnë kërkesë për debat deri tek BDI.

“A është i gatshëm zoti Ali Ahmeti për tu përballur në një debat televiziv me zotin Sela? Një prej arsyeve që BDI kërkonte aq shumë që të bashkohen ishte pikërisht edhe kjo, që të dimë me kë të debatojmë. Tani ne nuk dimë të debatojmë. Është mirë qa ata të ulën një herë, të merren vesh se kush është përfaqësues i opozitës, pastaj të dërgojnë kërkesë te ne me qëllim qe ne ta shqyrtojmë. Tani për momentin ne nuk e dimë pse me zotin Sela, pse jo me dikë tjetër?” –tha Zëdhënsi i BDI-së Bujar Osmani.

Por Ali Ahmeti nuk është ulur në duel televiziv edhe kur e ka pas të qartë se kënd e ka kundërshtar politik, në kohën kur BDI dhe PDSH dominonin kuvendin me deputet shqiptar.

Ditëve të fundit, është nisur fushatë në rrjetet sociale, me hashtagun #DuamDebat, e cila u përkrah edhe nga opozita, e nëpërmjet të cilës qytetarët kërkojnë debat mes krerëve politik shqiptar. /Furkan Saliu/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia