close
Vendi

QYTETARËT: NUK SHOHIM PROJEKTE DHE ZGJIDHJE TË PROBLEMEVE

SDFSD

Shumë premtime, por në terren nuk bëhet asgjë. Në këtë mënyrë qytetarët e vlerësojnë javën e parë të fushatës. Anashkalimi I pasojave nga pandemia dhe masave kundër përhapjes së virusit duket se ka shqetësuar qytetarët.

Ata presin që fokusi I projekteve të partive politike duhet të jete në shëndetësi dhe ekonomi.

Beteja epidemike për pushtet sikur e shtynë në plan të dytë luftën kundër epidemisë së koronavirusit. Edhe paraqitjeve publike të zyrtarëve të shëndetësisë ka filluar t’ju vijë erë fushatë elektorale, ndërkohë që ditëve që lamë pas ishim dëshmitarë të ofensivave partiake, të të gjithë krahëve, me synimin e përçmimit të oponentëve duke u shërbyer edhe me granatime bombash politike që vijnë nga të dyja taborret maqedonase./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia