close
Vendi

QYTETARËT PRO MBAJTJES SË MASKAVE

365ED7C8-B2E1-474D-A407-C0C03395EDC6

“ORA POLICORE DO TË ISHTE NJË GODITJE E RËNDË, TË KONSULTOHEN EKSPERTËT”


Në qytetin e Tetovës, anketuesit shprehen se maskat duhet të mbahen nga të gjithë, pa dallim, mirëpo qytetarët shpeshherë dijnë të jenë edhe të pabindur.

QYTETARËT

-Po duhet. Nëse i mbajnë krejtë pse ne mos i mbajmë.

-Sa për maskat është patjetër, duhet me i mbajtë.

-Mund të them unë se është politikë, po është edhe sëmundje. Duhet të mbrohemi prej njëri tjetrit.

-Patjetër duhet me u mbajt.

Sipas shembullit të shumë vendeve evropiane që kanë vendosur karantinimin, në opinion përflitet se edhe vendi ynë mund të miratojë një masë të tillë kufizimi. Qytetarët shprehen kundër një mundësie të këtillë duke thënë se për këtë duhet konsultuar ekspertët.

QYTETARET

-Kjo popullsi nuk ndalohet as për tre karantina me pas. Është një popull i pa marrur vesh.

-Atë nuk e di, ka ekspert. Po duhet nesë duhet te krejt edhe te ne duhet.

-Ora policore varet prej kushteve, nëse vazhdohet kështu në një kohë të caktuar do të duhet.

-Orë policore duhet , edhe pse ne jemi fshatar kemi punë. Orë policore duhet në mbremje prej në tetë ose dhjetë e deri nmengjes.

-Ora policore mund të jetë prej në dhjetë në mbrëmje deri në mëngjes. Të lëvizin popullata më pak

 

Me ndryshimet e reja ligjore, mbajtja e maskës është e obligueshme edhe për lëvizje në vende publike dhe ambiente të hapura dhe të mbyllura, në tregje, në transport publik dhe gjatë hyrjes në hapësira të mbyllura si institucionet shtetërore, marketet, bankat, postat, korridoret, institucionet shëndetësore etj. Gjithashtu ndalohet grupimi I më shumë se 4 personave në hapësira publike pas orës 22.00 si dhe vetizolim I detyrueshëm nga momenti I caktimit të testimit deri na marrjen e rezultatit. Ndryshimet I ligjit u miratuan të Mërkurën mbrëma në seancën e Kuvendit me 53 vota ‘për” dhe 26 “të përmbajtur”. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia