Ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” me urdhër të Qytetit të Shkupit, sot filluan me rikonstruksionin e një pjese të korsive në Kopshtin Zoologjik – Shkup.
Ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” sot filluan heqjen e pllakave të dëmtuara të bekatonit, gjë pas së cilës do të vijojë asfaltimi dhe rikonstruksioni i sipërfaqes prej rreth 200 metra katrorë.
Qyteti i Shkupit në periudhën e ardhme së bashku me Kopshtin Zoologjik – Shkup do të vazhdojë të realizojë një sërë aktivitetesh që do të përmirësojnë kushtet e habitateve të kafshëve, si dhe infrastrukturën që do të mundësojë kushte më të mira për vizitorët e Kopshti Zoologjik të Shkupit.