close
Top LajmeVendi

RADEV: “DRITA JESHILE” PËR RMV-në NUK KA TË BËJË ME AFATE – POR ME REZULTATE

9128097.840×500-pim2-bdbcf176

Bullgaria do të vazhdojë t`i bllokojë eurointegrimet e RMV-së, kurse jep “dritë jeshile” për çeljen e negociatave aderuese të BE-së me Shqipërinë. Këto janë konkluzionet pas takimit pesë orësh ku kanë marrë pjesë përfaqësues të të gjitha partive parlamentare në Bullgari si dhe Kryeministri i ri, Kiril Petkov, I cili më 18 Janar vjen në Shkup.

Presidenti I Bullgarisë, Rumen Radev, në press-konferencën pas takimit, ka përsëritur qëndrimet se RMV-ja nuk ka bërë asgjë për të zbatuar Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë si dhe është duke eskaluar diskriminimi I bullgarëve në RMV.

“Katër vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së vitit 2017, RMV-ja nuk e bëri të domosdoshëmn për realizimin e saj. Nuk ka as garanci për plotësimin e obligimeve. Politika me dekada e diskriminimit të bullgarëve maqedonas, prej të cilëve 120.000 janë qytetarë bullgar dhe të BE-së, kohëve të fundit ka eskaluar me sulme të hapura publike kundër tyre” – ka deklaruar Presidenti Radev.

Ai ka thënë se pjesëmarrësit në Këshillin për Siguri janë unifikuar rreth mendimit se janë të nevojshme veprime gjithëpërfshirëse dhe të sigurta për kthimin e besimit dhe aktivizimit të bashkëpunimit dypalësh mes Bullgarisë dhe RMV-së në të gjitha fushat me interes të ndërsjelltë.

Këshilli për Siguri I ka dhënë qeverisë bullgaree disa rekomandime për politikën ndaj RMV-së, duke llogaritur respektimin e plotë të Deklaratës së Parlamentit bullgar të Tetorit 2019, si dhe mosobligimin për afate rreth dhënies së pëlqimit për nisjen e negociatave aderuese të RMV-së me BE-në./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia