close
Top LajmeVendi

RADEV: I HAPIM DYERT PËR RMV-në VETËM ME GARANCA PËR MBROJTJE TË INTERESIT KOMBËTAR

radev

“Çështjen për RMV-në tashmë nuk e vendos Këshilli Evropian. Shpresoj se Qeveria ende është duke punuar për analizën e plotë të shkaqeve se përse nuk arritëm që t`i themi “Po” Maqedonisë së Veriut. Propozoj që Parlamenti bullgar të inicojë një dialog me parlamentin e RMV-së që të mund t`i kërkojmë zgjidhjet më të mira dhe të kemi mundësi që ta hapim derën sa më shpejtë të jetë e mundur” – ka deklaruar Presidenti bullgar, Rumen Radev pas pjesëmarrjes në Këshillin Evropian.

Presidenti Radev ka shtuart se d të thërrasë Këshillin për Siguri Kombëtare për të biseduar për marrëdhëniet e Bullgarisë ndj RMV-së dhe të kërkojë konensus me të gjitha partitë politike në parlamentin bullgar. Ai k bërë të ditur se për këtë cështje ka biseduar edhe me Kryeministrin e ri, Kiril Petkov.

“Bullgaria do t`ia hap dyert RMV-së vetëm me garanci dhe mbrojtje të interest tonë kombëtar. Nëse arrijmë të miratojmë një vendim të këtillë, do të jetë bnjë akt historik, port ë mos harrojmë se ky proces plotësisht është në duart e vendit kandidat” – ka thënë Radev./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia