Radev: Pres shumicë qeverisëse të përgjegjëshme

MPJ E RMV-SË: PO I PËRCJELLIM ZHVILLIMET NË BULLGARI

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Në takimin e punës me ministrat dhe përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve, kreu i shtetit bullgar Rumen Radev shprehu pritjen që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 2 tetorit, të katërtat në dy vitet e fundit, të rezultojnë me përgjegjësi dhe shumica legjitime.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Është me interes të madh për të gjithë ne që këto zgjedhje të rezultojnë në një shumicë të qëndrueshme dhe të përgjegjshme qeveritare që do të angazhohet për reforma urgjente dhe zgjidhje strategjike për vendin. Është gjithashtu e rëndësishme që ajo shumicë të ketë legjitimitet të lartë, që vjen me aktivitet të lartë legjitim”, deklaroi Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev.

Procesi për zgjedhjen e qeverisë në Sofje me interes të veçantë po ndiqet edhe në Shkup, e vençanërisht pas deklaratave të ministrit të ri të punëve të jashtme të bullgarisë I cili tha se marrëdhëniet me RMV-në do të jenë pritoritet.

“Ministria e Punëve të Jashtme po e ndjek nga afër procesin e formimit të Qeverisë teknike të Republikës së Bullgarisë dhe zhvillimin e politikave të brendshme dhe të jashtme, me ç’rast inkurajon fokusin që i kushtohet marrëdhënieve tona dypalëshe si një element i rëndësishëm edhe i qeverisë së re”, deklaroi Ministria për Punë të Jashtme e RMV-së.

Bullgarët jashtë vendit do të mund të votojnë në më shumë se 750 qendra votimi, ndërsa të drejtë vote do të kenë edhe qytetarët bullgar e deklaruar në RMV në regjistrimin e fundit./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share