close
Vendi

RADEV: VETOJA NUK VARET NGA SOFJA, POR NGA QEVERIA NË SHKUP

radevBGNES-750×430

NË BULLGARI MBAHEN ZGJEDHJET E PËRSËRITURA PARLAMENTARE


Në Bullgari votohet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në përpjekje që të formohet Qeveri dhe Kuvend Popullor, pasi në muajin prill asnjëra nga partitë nuk arriti të formojë shumicë. Kryeministri i deritanishëm Bojko Borisov, partia e të cilit GERB vazhdon të kryesojë në sondazhe, akuzoi se votimi zhvillohet në mënyrë kaotike dhe “venezueliane”. Presidenti i shtetit Rumen Radev e lavdëroi organizimin e zgjedhjeve, duke bërë thirrje për dalje masive për shkak të legjitimitetit të pushtetit. Zgjidhja e kontestit me Maqedoninë e Veriut, sipas Radevit, nuk varet nga pushteti i ri, por nga udhëheqësia në Shkup që duhet të plotësojë një sërë kushte, siç numëroi ai para gazetarëve.

Shumica e liderëve politikë dhe funksionarëve shtetërorë në Bullgari duke e dhënë votën e tyre sot shprehën optimizëm se zgjedhjet e përsëritura parlamentare do të rezultojnë me qeveri stabile dhe kuvend popullor, për dallim nga mossuksesi që të formohet koalicion pas zgjedhjeve në prill.

RUMEN RADEV, PRESIDENT I BULLGARISË

“Shpresoj se partitë kanë nxjerrë mësim nga zgjedhjet e mëparshme dhe do të jenë shumë më konstruktive dhe më të përgjegjshme që t’u përgjigjen pritshmërive të qytetarëve. Më e rëndësishmja është që bullgarët të votojnë masivisht, që të kemi qeveri legjitime dhe stabile dhe kuvend.”

Lideri i partisë GERB dhe kryeministri i deritanishëm, Bojko Borisov, kundër pushtetit të të cilit disa blloqe më të vogla politike kanë mbështetjen e qytetarëve, sot akuzoi për organizim kaotik të votimit dhe vjedhje të shekullit, për të cilat e akuzon Radev.

BOJKO BORISOV, LIDER I GERB

“Evropa sheh zgjedhje venezueliane, sipas Maduros, kaos total në vend, ndërsa jashtë po ndodh vjedhja e shekullit. Hynë specialistë të ndryshëm, i prekin makineritë, askush nuk e di kush janë, na lajmërohen nga Bursa, nga Edirne, çudia e madhe! Njerëzit presin me orë të tëra, mijëra të tjerë ankohen, nuk ka letër, nuk ka printerë, kaos total.”

Në pyetjen e gazetarit nga Maqedonia e Veriut nëse qeveria e re do ta ndryshojë politikën ndaj vendit dhe do ta tërheqë bllokadën e negociatave aderuese me BE-në, presidenti Radev nuëmroi një listë të tërë kushtesh, të cilat siç tha nuk varen nga Sofja, por nga autoritetet në Shkup.

RUMEN RADEV, PRESIDENT I BULLGARISË

“Ajo bllokadë nuk është e jona, ne presim rezultate reale, të pakthyeshme dhe të qëndrueshme në marrëdhëniet tona. Ju t’i respektoni kriteret e Kopenhagës për anëtarësim, të ndryshohen librat, këtë e presim katër vite, pasi e kemi nënshkruar marrëveshjen në vitin 2017, përmendoret dhe mbishkrimet e tyre, muzetë, mediat publike. Kështu do ta çrrënjosim një herë e përgjithmonë gjuhën e urrejtjes, ndërsa të rinjtë tanë kur nuk do të ketë kufijë kur të takohen të mos urrehen. Kjo nuk varet nga Bullgaria, presim veprime të qarta dhe të vendosura nga ana juaj.”

Bullgaria për shkak të kushtëzimit të negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut për shkak të temave dypalëshe është kritikuar ashpër nga përfaqësues të lartë të BE-së dhe SHBA-ve, por për momentin përfaqësuesit politikë dhe shtetërorë në Sofje nuk japin sinjale se kjo politikë së shpejti do të ndryshojë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia