close
RajoniTop LajmeVendi

Radevi flet për kompromis më Maqedoninë e Veriut

Screenshot_10

“BULLGARIA ËSHTË NËN PRESION TË MADH NGA BE-ja PËR HEQJEN E VETOS”

Presidenti bullgar Rumen Radev si rrallë herë deri më tani, në konferencë dedikuar marrëdhënieve me Maqedoninë e Veriut, ka folur për nevojën për kompromis për heqjen e vetos për integrim evropian të vendit, duke pranuar se Sofja zyrtare është nën presion të madh nga ana e partnerëve evropianë, në kontekst të luftës në Ukrainë. Radev akuzon se në Maqedoninë e Veriut zhvillohet fushatë antibullgare, ndërsa premtimet për Korridorin 8 janë harruar . Në Maqedoninë e Veriut, nga ana tjetër, sot, kreu shtetëror por edhe opozita kanë nderuar revolucionarin Goce Dellçev, figura më simbolike historike trashëgiminë e të cilit e konsiderojnë si të tyren edhe Bullgarët edhe Maqedonasit.

Në konferencën në Sofje lidhur me marrëdhëniet Sofje-Shkup, e organizuar pikërisht në 119-vjetorin e vdekjes së revolucionarit Goce Dellçev, Presidenti bullgar Rumen Radev ka pranuar se autoritetet në Sofje janë nën presion të madh ndërkombëtar për heqjen e vetos për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

RUMEN RADEV, PRESIDENT I BULLGARISË

“Edhe atë në kontekst të luftës në Ukrainë, që shfrytëzohet nga ana e BE-së si argument për integrim të shpejtë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, madje edhe me çmimin e kompromiseve të vështira nga ana jonë, në emër të stabilitetit të Evropës. Ne jemi përballë një çështje shumë të rëndësishme historike në raport të integrimit evropian të RMV-së. Mund të them para zgjidhjes historike. Kjo çështje e cila për momentin është thellë në bazat e identitetit tonë kombëtar, e cënon ndjenjën tonë si qytetarë me të drejta të plota evropiane.”

Presidenti byllgar Radev, ka theksuar se Bullgaria dëshiron t`I zgjidh cështjet politike me Shkupin para nisjes së negociatave me BE-në, pasi sipas tij, në dekadat e fundit ka pasur shumë raste ku besimi bullgar nuk është arsyetuar nga Maqedonia e Veriut.

RUMEN RADEV, PRESIDENT I BULLGARISË

“Ndryshimi I Kushtetutës së RMV-së dhe vendsoja e një fjale – bullgarët, bashkë me popujt tjerë shtetformues, do të thotë se pranon idenë evropiane. Si të veprojmë në mënyrë që sa më shpejt të fillojnë negociatat? Të japim pajtueshmëri për fillim të negociatave të RMV-së për integrim në BE, ndërsa në të njëjtën kohë të vendosim barrierë të qartë para maqedonizmit agresiv , t’i mbrojmë të drejtat e bullgarëve maqedonas dhe të mbijetojmë në historinë, kulturën dhe identitetin tonë?

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, delegacioni qeveritar dhe ai i opozitares VMRO-DPMNE sot kanë vendosur kurora në varrin e Goce Dellçevit, revolucionari i shekullit 19-të rreth të cilit ka më shumë përplasje në në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në raport me trashëgiminë historike. Çështjet e këtilla dypalëshe nuk duhet ta pengojnë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, insistojnë përfaqësues rë BE-së në Bruksel, në pritje që rruga e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë të hapet deri në fund të qershorit.

 

/KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia