close
Sport

RAFAEL NADAL ËSHTË KAMPIONI I ROLAND GARROS

F142985E-568A-470A-8912-5FA5E297C0DC

MPOSHT NË FINALE NOVAK GJOKOVIQ-in


Rafael Nadal është kampioni i Roland Garros/French Open 2020.

Reketi spanjoll është treguar superior në finalen e këtij edicioni, në duel me Novak Djokovic.

Nadal e nisi furishëm ndeshjen, duke mos i dhënë asnjë shans serbit në setin e parë, të cilin e fitoi 0:6.

Edhe në setin e dytë, Nadal mbajti ritmin, duke e mbyllur me 2:6. Ishte vetëm seti i tretë ai që tregoi diçka të një finaleje, kur Nadal vulosi triumfin me rezultatin 5:7.

Kështu, duke fituar 0:3 në sete (0:6, 2:6 dhe 5:7 ), spanjolli ka konfirmuar edhe një herë se është ‘Mbreti i rërës’, duke fituar Roland Garros/

French Open.

Spanjolli regjistron titullin e 20 Grand Slam, kurse në Roland Garros të 13-in.

Ai ka 102 ndeshje në këtë turne, nga të cilat ka fituar 100 sosh. Pra, në 15 vite në French Open, Nadal ka vetëm dy humbje. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia