close
Sport

RAFAEL NADAL KA REZULTUAR POZITIV NË ANALIZAT E COVID-19

Rafael Nadal tenis

Ylli i tenisit Rafael Nadal përmes një komunikate në “Twitter” ka njoftuar  se  pas  kthimit  në shtëpi nga turneu i Abu Dhabit,  ka dal pozitiv me koronavirus  Covid 19.

Përshëndetje të gjithëve. Dua të njoftojë se në rikthimin tim në shtëpi pasi luajta në turneun e Abu Dhabi, kam dal pozitiv me COVID-19 në testin që e bëra kur arrita në Spanjë”.

Në Kuwait dhe Abu Dhabi janë bërë kontrolle çdo dy ditë dhe të gjitha ishin negativ, por e fundit e bërë të premten dhe rezultatet erdhën të shtunën”.

Jam duke pasur disa momente të pakënaqura, por shpresoj se do përmirësohem pak nga pak. Jam në shtëpi dhe iu kam treguar rezultatin personave që kanë pasur kontakt me mua”.

“Si pasojë e situatës, më duhet të kem fleksibilitet total me kalendarin tim dhe do të analizoj opsionet e mia në varësi të evolucionit tim. Unë do t’ju mbaj të informuar për çdo vendim në lidhje me turneun tim të ardhshëm. Faleminderit të gjithëve paraprakisht për mbështetjen dhe mirëkuptimin”, ka shkruajtuar ai./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia