Rafael Nadal: S’dua të përsëritet e njëjta situatë si në Wimbledon

Rafael Nadal përgatitet për debutimin e tij në turneun Masters të Montrealit, eventi i parë që pas tërheqjes nga gjysmëfinalja e Wimbledon, i dëmtuar. Numri 3 në botë përgatitet për një muaj të ngjeshur me ndeshje, pasi ka konfirmuar pjesëmarrjen edhe në turneun Masters të Sinsinati e në fund në grand slam të US Open.

Një muaj i rëndësishëm, pasi ka mjaft evente që janë me peshë e ku duhet një paraqitje e mirë. Këto do të jenë sfidat e mia të para në fushat me çement pas disa muajsh, ndaj dua të shoh se si do të adaptohet trupi im. Jam përgatitur mirë dhe jam në formë të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Nadal.

Spanjolli këtë vit ka fituar në Australian Open dhe Roland Garros e kërkon të përsëritë të njëjtën gjë edhe në US Open. “Të shohim, pasi këtu ka shumë konkurrencë. Nuk dua të nxitohem, pasi fillimisht janë këto dy turne Masters e më pas është grand slam. S’dua që të ëprsëritet skenari i Wimbledon”, tha Nadal.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share