close
Rajoni

RAJON: MALI I ZI HAP KUFIJTË PËR 131 SHTETE

harta-ldquo-mali-i-zi-i-madh-rdquo-nuk-p-euml-rfshin-euml-zvicr-euml-n-ndash-ata-punojn-euml-shum-euml-foto_hd-780×439

Nga mesnata Mali I Zi i ka hapur të gjitha vendkalimet kufitare me vendet fqinje, të mbyllura për shkak të pandemisë së koronavirusit. Sipas një njoftimi të qeverisë malazeze, ndër shtetasit e 131 vendeve  të cilët mund të hyjnë në këtë vend, nuk bëjnë pjesë qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë. Arsye është se nuk plotësohet standardi i autoriteteve shëndetësore  sipas të cilit nuk lejohet hyrja e atyre qytetarëve nëpër vendet e të cilëve ka më shumë se 25 të prekur nga Covid-19 në 100 mijë banorë.

Sipas noftimit të Qeverisë në Podgoricë që iu referehohet kritereve të Këshillit Kombëtar Bashkërendues për Sëmundjet Infektive, për qarkullimin e udhëtarëve dhe mallrave nëpër vendkalimet kufitare tokësore hiqet masa e karantinës për qytetarët e Malit të Zi, të huajt me qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm të cilët hyjnë në këtë vend nga shtetet ku shkalla e rasteve të konstatuara aktive të infektimit me koronavirus është më e ulët se 25 në 100 mijë banorë. Në bazë të këtij kriteri të Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi lejohet hyrja e shtetasve të 131 vendeve. Në mesin e tyre nuk bëjnë pjesë Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Arsye për këtë masë është se në të dyja shtetet ka më shumë se të paktën 25 të sëmurë aktivë në 100 mijë banorë: Në Serbi 64 ndërsa në Maqedoni 26./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia