close
Bota

Rajoni i Gjeorgjisë do të mbajë referendum për t’u bashkuar me Rusinë

image-1 (1)

Udhëheqësi i rajonit separatist të Osetisë Jugore ka shpallur një referendum për t’u bërë pjesë e Rusisë. Një deklaratë nga zyra e Anatoli Bibilov thuhet se ishte “aspirata historike” e popullit të tij që të bashkohej me Rusinë dhe votimi do të bëhet më 17 korrik.

Moska e njeh rajonin si të pavarur, pas një lufte të shkurtër midis Rusisë dhe Gjeorgjisë në vitin 2008 dhe ka ofruar mbështetje financiare, shtetësi ruse për qytetarët e saj dhe ka vendosur baza ushtarake atje.

Gjeorgjia pohon se Osetia e Jugut është një territor i pushtuar dhe në të shkuarën është shprehur se një referendum për bashkimin me Rusinë do të ishte i papranueshëm./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia