close
Top LajmeVendi

Rajoni i Pollogut: Ulet numri i popullsisë – rritet i banesave

Tetova-1

NGA 2002 RAJONI I POLLOGUT KA HUMBUR 52.573 BANORË


Të dhënat e Regjistrimit të fundit thonë se krahasuar me Regjistrimin e vitit 2002 Rajoni I Pollogut ka humbur 52.573 banorë, mesatarisht nga 21.7 banorë në një kilometër katrorë.

Sipas përqindjeve, rënie më e madhe e popullisë brenda 20 viteve është shënuar në Mavrovë dhe Rostushë – 41.49%, por shifrat më të larta absolute flasin për Gostivarin me rënie prej 21.272 banorë apo 26.25%. Kjo do të thotë se janë humbur 41.4 banorë në një kilometër katror, informon KlanMacedonia.

Rënie të popullsisë ka edhe në shtatë Komunat tjera të Rajonit të Pollogut. Në Zhelinë për 22.15%, Vrapçisht – 21.88%, Tearcë – 21.20%, Bogovinë – 21.01%, Jegunovcë – 17.56%, Bërvenicë – 13.94% dhe Tetovë – 2.09%.

Gostivari edhe pse për 20 vite ka humbur mbi 21 mijë banorë, në të njëjtën kohë ka shënuar rritje të numrit të amvisërive për 1.963 ose 9.79%, rritje të numrit të banesave për 7.606 ose 27.22% që do të thotë se përkundër migrimit në rritje, në Gostivar ka pasur më shumë ndërtime.

Numri më I madh I popullsisë në Rajonin e Pollogut jeton në Tetovë – 84.770. Tetova ka rënien më të vogël të popullisë prej 2.09%, derisa numri I amvisërive shënon rritje prej 15.74% kurse I banesave për 25.11% , raporton KlanMacedonia.

Përderisa brenda 20 viteve numri I banorëve në Rajonin e Pollogut është zvogëluar për 17.29%, numri I përgjithshëm I amvisërive është rritur për 4.5% kurse I banesave për 21.96%.

Rajoni i Pollogut shtrihet në 2.416 kilometra katror ose 9.7% të territorit të përgjithshëm të vendit, kurse në të jetojnë 251.552 banorë ose 13.69% e popullsisë rezidente. Sipas numrit të banorëve renditet në vendin e dytë, kurse sipas territorit në të gjashtën. Me 104.1 banorë në një kilometër katrorë gjendet në vendin e dytë sipas dendësisë së popullsisë. /KlanMacedoni/

RAJONI I POLLOGUT

RËNIA E POPULLSISË PËR 20 VITE

MAVROVË-ROSTUSHË 41.49%

GOSTIVAR                    25.26%

ZHELINË                       22.15%

VRAPÇISHT                 21.88%

TEARCË                       21.20%

BOGOVINË                  21.01%

JEGUNOVCË               17.56%

BËRVENICË                  13.94%

TETOVË                      02.09%

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia