close
Rajoni

Rama: 6 herë më shumë punonjës në ujësjellësa, kjo është politikë kriminale me financat

ramaaa-1

Në një takim me kryetarët e bashkive për reformën e ujit, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në ndërmarrjet e ujësjellësave të vendit ka 6 herë më shumë të punësuar se sa nevoja.

Kreu i qeverisë i konsideron këto punësime të pushtetit vendor si “politika sociale”, duke theksuar se, në fakt janë politika kriminale në raporton me financat.

“Kemi 6 herë punonjës ujësjellësi se na na duhen. Nga vijnë këta? Nga rrugët e krushqive. Por nuk mund të bësh dot “politikë sociale” punësimi me ndërmarrjet. Në ujësjellësa është një gjë e paimagjinueshme. Këto marrëveshje dhe kjo varësi që është në fakt një tërësi ndërvarësisht mes këtyre bashkive por edhe me qeverinë do bëjë të mundur që kjo “politikë sociale” të marri fund, se kjo është në fakt politikë kriminale në raport me financat e shtetit.

Domethënë, në kushtet kur kosto e energjisë janë bërë marramendëse, në kushtet kur qeveria vazhdon këmbëngul në një kokëfortësi që bëhet gjithmonë e më shumë çmenduri që nuk do t’i rrisin faturat e familjarëve dhe të biznesit të vogël, ju doni që t’i faturoni arkës së shtetit jo vetëm koston e rritur, por më shumë se gjysmën e të gjithë energjisë që harxhoni. Ju doni mos paguani më shumë se gjysmën e energjisë. Kjo nuk mund të ndodhi më se nuk është gjysma e energjisë që konsumohej deri para se të fillonte kjo krizë. Është gjysma e energjisë më shumë se gjysma e energjisë që kushton sot sa qimet e kokës”, tha ndër të tjera Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia