close
Rajoni

RAMA: BE PO TURPËROHET ME MBROJTËSIT MË TË VENDOSUR

politico

Tetëmbëdhjetë vjet më parë, në Samitin e vitit 2003 Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor në Selanik, na u tha se e ardhmja e Ballkanit është brenda Bashkimit Evropian ju kujton lidereve evropiane kryeministri shqiptar.

EDI RAMA

Në atë kohë, kryefjala e BE-së ishte “zgjerimi”. Tani, mbështetja e qartë e Evropës duket se është bërë e mundshme dhe ndoshta grindjet e brendshme të bllokut nënkuptojnë se premtimi për zgjerimin duhet të anulohet përkohësisht. Megjithatë, ne nuk presim thjesht BE-në. Ne po përgatitemi për të dhe po krijojmë mundësi për njerëzit tanë.

Rama nenvizon se shqiptarët janë ndër komunitetet më pro BE-së në Evropë ndaj meritojnë të gëzojnë përfitimet e anëtarësimit.

Ne jemi peng i të njëjtave forca historike të ndarjes që BE-ja u krijua për t’i eliminuar. BE-ja duhet të pranojë se po turpërohet me mbrojtësit e saj më të vendosur, ndërkohë që përparimi ynë drejt anëtarësimit bllokohet nga vetëm një veto e çuditshme kolaterale si ajo e Bullgarisë.

Rama shtron disa kerkesa per kreret e shteteve evropiane që rajoni të lejohet të marrë pjesë plotësisht në tranzicionin digjital dhe të gjelbër të BE-së, në programe të përbashkëta të arsimit të lartë dhe integrimin në sistemin arsimor të BE-së si dhe qe shtetet ballkanike të mund te përfshihen në planet emergjente të BE-së, për të përballuar krizën energjetike.

Nisma e Ballkanit të Hapur është diçka që tashmë e kemi filluar duke pasur frymën dhe parimet e Procesit të Berlinit. Shpresojmë të fillojmë lëvizjen e lirë të mallrave në janar të vitit 2022 dhe të hapim kufijtë tanë deri në janar të vitit 2023. Dhe është e vetëkuptueshme që Open Balkans është i hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor sa herë që ato do të vendosin të na bashkohen.

Do te marrim pjesë në të dy proceset atë të Berlinit dhe Ballkanin e hapur përfundon editorialin për politico.eu kryeministri Edi Rama./Klan News/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia