Rama: Bullgaria na mban peng, ndahemi nga RMV-ja

“NUK BESOJ TE HAPJA E NEGOCIATAVE AS KËTË HERË”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Pesimist se samiti i krerëve të vendeve të BE në 23 Qershor do të hapë negociata me Shqipërinë, por i vendosur që pas kësaj të kërkojë ndarjen e procesit te vlerësimit nga Maqedonia e Veriut.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kryeministri Rama në një intervistë për politico.eu duket më besimplotë se kërkesa për ndarjen e dy vendeve do të gjejë vesh që do të dëgjojnë në Bruksel.

“Nuk kam asnjë pritshmëri. Unë mendoj se asgjë nuk do të ndodhë. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk do të hapin zyrtarisht bisedimet për anëtarësim. Çfarë sinjalesh mund të japin? Kjo nuk ka të bëjë me ta. Përsëri, bëhet fjalë për Bullgarinë. Të gjithë janë dakord, të gjithë mbështesin, të gjithë mendojnë se kjo duhet të ndodhë dhe kjo duhet të kishte ndodhur tashmë. Por, kufiri i tyre i manovrimit është i kufizuar nga Bullgari. Nëse asgjë nuk ndodh në qershor, ne do të kërkojmë të ndahemi nga ky çift, që tashmë po humbet vazhdimisht. Kam besim se kjo është ajo që duhet të bëjmë dhe, nëse udhëheqësit e BE-së do të pajtohen apo jo, këtë do ta shohim”.

Kryeministri shqiptar në intervistën e tij për portalin europian jep mendimin e tij dhe për qëndrimin e Serbisë në marrëdhënie me Rusinë pas ndërhyrjes në Ukrainë. Për të, komuniteti europian duhet të kuptojë pozitën ku ndodhet Beogradi dhe nuk duhet të ushtrojë presion për vendosjen e sanksioneve pasi ky shtet dhe për pasoje dhe rajoni Ballkanit varet ekonomikisht nga Rusia.

“T’u kërkosh që ta bëjnë tani, dhe në të gjithë diapazonin, është praktikisht e pamundur… Është vetëvrasëse për ekonominë e tyre. Ushtrimi i tepërt i presionit perëndimor mbi Serbinë mund të jetë i dëmshëm për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Mendoj se Serbia është në rrugën e duhur. Sigurisht, jo me shpejtësinë që mund të na pëlqejë apo mund të dëshirojmë. Por, më besoni, skenarët e tjerë janë vërtet shumë të këqij për të gjithë dhe, veçanërisht, për këtë rajon”.

Rama përsërit qëndrimin e tij përkrahës për propozimin e bërë nga presidenti Macron për një Komunitet Politik Evropian – një organizatë që do të ishte e hapur si për anëtarët ashtu edhe për joanëtarët e BE./Tv Klan/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share