Rama: Konfliktet në rajon zgjidhen vetëm me “Ballkanin e Hapur”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama para të pranishmëve në ‘Ballkanin e Hapur’ ka thënë se kjo nismë ndihmon që të zgjidhen problemet e pazgjidhura duke qenë më afër. Ai gjithashtu ka përmendur edhe marrëdhënien speciale mes Serbisë dhe Rusisë dhe konfliktin e pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Ne duhet të flasim hapur në “Ballkanin e Hapur”. Lufta në Ukrainë e bën “Ballkanin e Hapur” e bën më të rëndësishëm dhe të hapur, edhe pse disa mendojnë ndryshe. Mbrëmë kam takuar ambasadorin Chris Hill, i cili është dëshmitari më i madh për domosdoshmërinë e kësaj nisme. Jam shumë i lumtur për Dritanin e Malit të Zi dhe Zoranin nga Bosnja. Gjithashtu jam i lumtur për eurokomisionerin Varhely dhe mikun tonë Escobar. Përtej të gjithë miqve dhe partnerëve, ‘Ballkani i Hapur është i rëndësishëm për njerëzit tanë. Kjo nismë do të ketë në dorë fatet tona në të ardhmen. Tashmë dihet ndikimi i ‘Ballkanit të Hapur’ pasi ne nga lufta në Ukrainë, kemi mësuar se Rusia dhe Serbia kanë një të kaluar speciale dhe mes Serbisë dhe Kosovës ka një konflikt të pazgjidhur. Jemi të bindur se problemet e pazgjidhura zgjidhen nëse afrohemi. Krizat në bujqësi, ushqim dhe energji, nuk zgjidhen me konflikt por me marrëdhënie dhe me diskutim” ka thënë Edi Rama.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share