close
Rajoni

Rama mirëpret rivitalizimin e procesit të Berlinit: Gjëja e duhur për Ballkanin

rthg

Kryeministri Edi Rama vlerësoi qëndrimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz, për të rivitalizuar procesin e Berlinit.

“E mirëpritur nga ana ime dhe jam i bindur që do të mirëpritet në të gjithë Ballkanin Perëndimor, qëndrimi i tij dhe shprehja e dëshirës për t’i dhënë një impuls të ri procesit të Berlinit. Procesi i Berlinit është një vizion jashtëzakonisht i rëndësishëm për rajonin tonë dhe është një proces që e ka sot më shumë se asnjëherë të nevojshëm një impuls të ri, për shkak të një ngadalësimi dhe të një përhumbjeje le të themi, në kanalet e burokracisë në Bruksel.

Nga ana tjetër unë e informova kancelarin edhe për ‘Ballkanin e Hapur’ që nuk është asgjë tjetër përveçse një përpjekje për ta jetësuar procesin e Berlinit, duke e zotëruar si proces në mënyrë të përditshme dhe patjetër që rivitalizimi i procesit të Berlinit është gjëja më e mirëpritur. Përfshirja e të gjitha vendeve në përpjekje për të jetësuar në Ballkan të katërta liritë e BE, të lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe të shërbimeve, është gjëja e duhur për të garantuar paqen, bashkëpunimin në rajon dhe për të garantuar të ardhmen”. /tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia