Rama: Mosmbajtja e premtimeve nga BE, ngërç i rrezikshëm

KRYEMINISTRI PER “CORRIERE DELLA SERA”: TE PARASHIKOSH LEVIZJET E BE-SE ESHTE SI TE PARASHIKOSH FATKEQESI TE MEDHA NATYRORE

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Ndryshe nga një ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha se nuk është i zhgënjyer, por i keqardhur për Bashkimin Evropian për këtë ngërcc të krijuar e negociatat. Në një intervistë për gazetën më të madhe italiane “Corriere della sera”, kryeministri shqiptar përsëritit faktin se si Shqipëria si Maqedonia e Veriut janë pengje të një vendi të vetëm, Bullgarisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Nuk ishte e mundur të lironim Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pengje të një vendi të vetëm të BE-së, Bullgarisë, që është edhe anëtare e NATO-s, njësoj si ne. E gjithë kjo përballë 26 shteteve të tjera anëtare që duken të pafuqishme dhe me një luftë para derës. Thjesht për çështjet e tyre të brendshme politike, asgjë më shumë” – deklaroi Edi Rama.

Ai vijon të mbetet kritik me Bashkimin Evropian, ndërsa zbulon edhe diskutimet me Macron, Von Der Leyen apo Charles Michel

“BE nuk i ka mbajtur premtimet. Dhe nuk e them unë, të njëjtët drejtues të komunitetit e pranojnë që ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë, por pavarësisht kësaj jemi ende të vendosur.Ne diskutuam se si të dilnim nga kjo situatë dhe u thashë se mbështesim idenë e një komuniteti të ri evropian”.

Sipas Ramës ka ardhur koha që në union të hiqet votimi unanim për cështje të këtij karakteri dhe që mbajnë peng vendime të tilla

Ndikimi rus dhe kinez në Balkan, sipas Ramës mbetet një rrezik

“Nuk ka dyshim që rajoni përfaqëson një pikë të dobët të kontinentit për sa i përket rrezikut të depërtimit nga të tjerët. Nëse shikojmë Rusinë, është e qartë se ajo ka mënyrat dhe kanalet e veta që e bëjnë Ballkanin të pambrojtur: kjo është arsyeja pse ne dhe shtetet e tjera të zonës po punojmë për Ballkanin e Hapur që pret të anëtarësohet në BE”. Putini mund të mos jetë në gjendje të mirë shëndetësore, por Bashkimi Evropian nuk është më mirë”.

Ndaj një reformë e thellë në BE është e nevojshme, sipas kreut të qeverisë shqiptare. Fakti që Ukraina mori statusin e vedit kandidat nuk ka lënë në hije fatin e Shqipërisë, tha Rama.

“Aspak. Janë dy dosje të veçanta. Ukraina meriton të jetë kandidate për anëtare e BE-së, edhe nëse statusi nuk sjell shumë më tepër, siç e dëshmon historia e Shqipërisë”.

Kryeministri shqiptar thotë se shqiptarët duan të jenë aëtarë dhe protagoniostë aktivë të BE-së pavarësisht refuzimeve, por nuk mund të bëjë një parashikim për anëtarësimin e vendit

“E pamundur të thuhet. Të parashikosh lëvizjet e BE-së është si të parashikosh fatkeqësi të mëdha natyrore”.  /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share