Rama në Turqi me ftesë të Erdogan

Në fokus bashkëpunimi dhe projektet e përbashkëta

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Kryeministri Rama ka ndërprerë pushimet për t’ju përgjigjur ftesës së presidentit Erdogan për t’u bërë pjesë e ceremonisë zyrtare të Lojërave të Solidaritetit Islamik, ku do të përfshihet dhe skuadra olimpike shqiptare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ajo që zbulon është fakti që do të diskutohet mbi ecurinë e projekteve të bashkëpunimit. E në fakt Turqia ka dhënë mbështetjen e saj financiare për disa projekte të rëndësishme veç zonës së pallateve në Laç, një prej të cilave është dhe Xhamia e Namazgjasë.

Kjo e fundit ka përfunduar dhe është folur disa herë për data të ndryshme të inaugurimit të saj ku prezent do të ishte dhe vetë presidenti Erdogan, por është shtyrë pa u bërë të qarta arsyet e vërteta.

Në vizitën e tij të fundit në Tiranë në 17 Janar presidenti turk përveçse shprehu zhgënjimin që Shqipëria nuk ka marrë hapa konkretë kundër eksponentëve të strukturuar të FETO-s kërkoi që kjo sjellje të mos errësonte marrëdhëniet vëllazërore mes dy shteteve.

Nuk dihet nëse dhe kjo çështje do të preket në  takimin e rëndësishëm që kryeministri thotë se do të zhvillojë këto dite në Ankara.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share