close
RajoniTop LajmeVendi

RAMA: NËSE VAZHDON VETOJA BULLGARE –NDAHEMI NGA RMV-ja

Edi-Rama-800×450

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri Edi Rama bëri një bilanc të punës së Qeverisë gjatë vitit 2021. Ai u ndal edhe te procesi i integrimit në Bashkimin Europian.

Rama deklaroi se rruga europiane e Shqipërisë është dalur nga vetoja Bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut. Kreu i Qeverisë shqiptare tha se nëse Sofja vijon me kërkesat e saj bllokuese atëherë ne do të kërkojmë që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut dhe secili shtet të vijojë rrugëtimin drejt BE-së i vetëm.

Gjatë vitit 2022, do të mbahet edhe një pyetësor për qytetarët në Shqipëri se çfarë mendimi kanë për Bashkimin Europian dhe në bazë të përgjigjes së qytetarëve do të ndërmerren edhe hapat e tjerë në vazhdim./Klan News/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia