Rama nga Brukseli: Ne shqiptarët nuk jemi aq të mirë sa të dorëzohemi

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri i vendit Edi Rama ka shpërndarë foton e liderëve të BE-së së bashku me liderët e Ballkanit Perëndimor krahas së cilës ka shkruar se shqiptarët nuk do të dorëzohen dhe do të punojnë shumë që ta bëjnë Shqipërinë një anëtare të mirë të Bashkimit Europian.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Vend i bukur, njerëz të këndshëm, foto të bukura, fjalë të bukura dhe imagjinoni sa bukur mund të jetë nëse premtimet e bukura do të pasoheshim nga një dorëzim i këndshëm. Por ne shqiptarët nuk jemi aq të mirë sa të dorëzohemi bukur! Kështu, ne do të vazhdojmë e të punojmë edhe më shumë që ta bëjmë Shqipërinë një anëtare të mirë të BE-së”, shkruan Rama në Twitter.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërkohë, përpara nisjes së samitit 2-ditor të Brukselit, Kryeministri Edi Rama ka folur për gazetaren e Tv Klan lidhur me vendimin që pritet të merret për çeljen ose jo të negociatave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

Sërish kreu i qeverisë shqiptare u shpreh skeptik për hapjen e negociatave për shkak të ngërçit.

Po e përsëris përkundër optimizmit të ngritur të disa edhe këtu në Bruksel nuk pres të zgjidhet asgjë në Bullgari, por  ndërkohë nëse do zgjidhet, do të jetë motiv për të marrë frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendi të NATO të dy vendeve të NATO në kulmin e një lufte të nxehtë në kufijtë e Europës dhe nën vështrimin e 26 vendeve të tjerë që shohin si yjet”, u shpreh Rama./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share