close
Rajoni

RAMA: NUK I MORËM AFGANËT PSE NA E KËRKOI SHBA

E4FA0A8C-87C5-4484-AC0B-A695F60C33D8

“QESHARAKE TË KTHESH SHPINËN DHE TË FAJËSOSH”


Vendimi I qeverise shqiptare per te mirepritur disa qindra qytetare afgane per nje periudhe tranzitore ka ngjallur nje reagim te madh dhe te ndryshem public. Nje pjese mendojne se eshte vendim I drejt duke ju referuar historise sone te afert te emigracionit masive pas viteve 90, pjesa tjeter shprehin mosdakortesine e tyre e e shohin si nje vendim te detyruar nga kerkesa e Shba.

E pikerisht per keta te fundit ka reaguar kryeministrit Rama duke I cilesuar si shqetesuese dhe qesharake njeherazi  keto komente publike. Ai sqaron se ky eshte nje detyrim si vend antare I Natos.

 

 “Është kaq shqetësuese të lexosh se Shqipëria po i strehon afganët vetëm sepse na kërkuan SHBA, pasi është qesharake t’u kthesh kurrizin atyre dhe të fajësosh vetëm SHBA. Ne të gjithë ishim atje si NATO dhe këta njerëz ishin atje për ne, sepse ata besojnë në idealet e SHBA dhe BE. Shqipëria po e bën atë jashtë përgjegjësisë së saj si një vend i NATO dhe për shkak të asaj që jemi”.

Rama kujton ne reagimin e tij se vendimarrja e qeverise shqiptare eshte bazuar dhe ne traditen shqiptare.

 “Ne mund të mos jemi të pasur, por ua kemi borxh miqve tanë afganë në nevojë, dhe i detyrohemi traditës sonë, të kaluarës sonë të afërt si refugjatë, dhe gjithashtu për kujtesën që fëmijët tanë do të trashëgojnë. Largimi nga këto vlera themelore është turp nga më të mirët e vetes, të historisë sonë dhe të idealeve që bota demokratike supozohet të promovojë jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra”.

Nderkohe ne nje intervist per te perditshmen spanjolle  El Periodico, kryeministri ka dhene detaje lidhur me numrin dhe afatet e qendrimit te afganeve ne Shqiperi. Ai thote se gjate operacioneve  te fluturimit qe do te fillojne brenda javes e qe kostot e te cilave do te paguhen nga qeveria amerikane,  do te sjellin 1000 afganet e pare ne Tirane. Ata janë kryesisht aktiviste, gra, gazetare, mësuese dhe njerëz që kanë punuar për ushtrinë amerikane.  Ideja, si në rastin e  Shqiperise dhe Kosovës sipas kryeministrit është që të shpërngulurit të qëndrojnë për disa muaj ose ndoshta më shumë, koha e nevojshme për të trajtuar kërkesën e tyre për azil në SHBA. Për këtë arsye, ata do të vendosen në shtëpi ose hotele të caktuara nga qeveria dhe jo në kampe për emigrantë, qe ai e cileson si një formë pritjeje çnjerëzore./ Tv Klan / 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia