close
Rajoni

Rama: Nuk jam i shqetësuar për armatimin e Serbisë

POSLOVNI FORUM SRBIJA – ALBANIJA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se nuk është i shqetësuar në lidhje me armatimin e Serbisë. Në një konferencë me gazetarët, Rama u shpreh se Serbia është furnizuar me sistem mbrojtës, ndaj kjo nuk përbën problem.

“Nuk jam i shqetësuar për armatimin në fjalë. Nuk shoh se si një sistem mbrojtje nga raketat mund të jetë kërcënues”, tha Rama.

Sipas Ramës, është inkurajues fakti se Serbia ka marrë vendime kundër Rusisë në OKB.

“Serbia ka bërë hapa inkurajues me të dyja votimet në Kombet e Bashkuara. Gjërat duhen parë në kontekst dhe vlerësimet duhen bërë pa harruar kontekstin”, tha Rama.

Lidhur me një vizitë të mundshme në Kiev, Rama tha se ka të tjerë personalitete para tij që mund ta bëjnë diçka të tillë.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia