close
Rajoni

RAMA PËR INVESTIGIMIN E “STOP”: SANITARJA, NUK QE E LIDHUR ME MJEKËT

BCDEAF49-5D6D-42EC-98E5-3A2D79392DCB

“NUK ZHBËHET PUNA, SAKRIFICA DHE HEROIZMI I MJEKËVE NË PANDEMI”


Në Shqipëri, Sanitarja e spitalit “Shefqet Ndroqi”, Tire Alldervishi, që u denoncua në emisionin “Stop” në Tv Klan se i mori para vajzës së një pacienteje të prekur me COVID do të qëndrojë në burg. Ky ishte vendimi i gjykatës së Tiranës për 58-vjeçaren që shtirej si infermiere dhe merrte ryshfet. Kryeministri Rama ka denuar rastin e korrupsionit qe u zbulua nga emisioni Stop. Sipas Rames, ky rast nuk e zhben punen dhe sakrificen e mjekeve, disa prej te cileve kane dhene jeten.

Për kryeministrin Edi Rama mashtrimi që coi në pranga sanitaren e Spitalit Covid -2 për zhvatjen e 800 mijë lekëve duhet të shërbejë si një këmbanë alarmi për këdo. Nga Qendra Shëndetësore nr 1 Rama tha se rasti i sanitares nuk ishte pjese e nje zinxhiri sic u pa nga investigimi i emisionit Stop, por sipas kryeministrit “pyll pa derra nuk ka”.

EDI RAMA, KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË

“Duhet të jetë një kambanë alarmi, për të gjithë dhe në radhë të parë për njerëzit që janë në nevojë që nuk duhet të ndjekin rrugë të tilla. siç nuk ka pyll pa derra nuk ka asnjë sistem ku që të mos gjenden fundërrina të tilla që mund të jenë dhe mjekë, por kjo nuk e zhbën punën, gjithë sakrificën dhe madje në këtë rast të pandemisë dhe heroizmin e mjekëve”

Rama falenderoi emisionin investigative “Stop”  për zbulimin e këtij mashtrimi, pa fshehur kënaqësinë që pjesë e saj nuk ishin bluzat e bardha.

EDI RAMA, KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË

“Gazetarët investigativë sepse kanë nxjerrë në pah një llum, natyrisht tejet të papërtypshëm por njëkohësisht nuk kanë provuar, përkundrazi, me gjithë investigimin e tyre nuk ka rezultuar që ajo sanitare të ishte e lidhur me mjekë dhe ky të ishte një zinxhir”

Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë e njohu kryeministrin me investimet e bëra në Qendrën Shendetësore.

Qëndra Shëndetësore iu shërben rreth 100 mijë banorëve ku shërbejnë 104 mjeke dhe infermiere. /TvKlan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia