close
Rajoni

Rama pret në takim Ramush Haradinajn

277793254_521961499299516_1832980092364156710_n

Diskutohet për forcimin e bashkëpunimit


Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim në Tiranë, një delegacion të  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i kryesuar nga Ramush Haradinajn.

Sipas Haradinajt, temat kryesore që u diskutuan mes tyre kishin lidhje me bashkëpunimin ndermjet Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, infrastrukturë, siguri dhe politikë të jashtme.

Po në këtë takim u fol edhe për projektin e hekurudhës Prishtinë-Durrës, si dhe për dhënien e dyshtetësisë mes vendeve.

Tv Klan

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia