Kryeministri: Të krijojmë listën me produktet shqiptare që eksportohen, qeveria do i promovojë
Kryeministri Edi Rama ka vizituar panairin e Bujqësisë të mbajtur në Tiranë, ku ka takuar fermerët dhe eksportuesit të produkteve shqiptare.
Rama tha se qeveria po punon për krijimin e një liste për të gjitha produktet shqiptare që eksportohen, teksa theksoi se po shihet mundësia për krijimin e bashkëpunimit dhe me tregjet ndërkombëtare jashtë Bashkimit Euroian.
Kryeministri thotë se fale mbështetjes së qeverisë janë rritur prodhimet dhe eksportet shqiptare.
Qeveria deklaron se fondi për mbështetjen e bujqësisë në vendin tonë është 3.7 miliardë lekë, ndërsa në mënyrë të drejtpërdrejtë qeveria po ndihmon rreth 50 mijë fermerë duke shpërndarë 12 milionë litra naftë.
Klan News