close
Të ndryshme

Rama: Shqipëria sot ka detyrën të veprojë, sot kemi aktakuzën për të cilën akuzohet Hashim Thaçi

11cbb118-f534-4fc5-bb05-d56b0d791287-1024×682

Në Parlament po diskutohet projektrezoluta e propozuar nga Partia Socialiste për raportin e Dick Marty. Gjatë fjalës së tij në Foltore, Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria sot ka detyrën të veprojë pasi sot kemi aktakuzën pse akuzohet ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçin në Gjykatën Speciale në Hagë.

Edi Rama: Jemi para faktit se që nga viti 2011 kur Asambleja e Këshillit të Europës me votën pro të PD dhe me votën kundër të PS dhe deputetit Shpëtim Idrizi ka miratuar këtë raport monstruoz dhe sot fakti është që asnjë nga misionet nuk kanë gjetur asnjë fakt dhe asnjë provë që të vërtetojë asnjë nga akuzat apo pretendimet e ngritura nga zotëria në fjalë dhe këtu është momenti për ta thënë qartë që kjo nisëm të cilën do ta çojmë deri në Stasburg nuk ka synim për të interferuar me procesin e drejtësisë në Hagë, proces i cili sot zhvillohet sepse në Gusht të 2015, Thaçi në krye si gjithmonë bashkë më të gjithë të tjerët në anën e akuzuar asokohe në Parlament miratuan krijimin e Dhomave të Specializuara për ndjekjen penale mbi ato pretendime dhe ato ishin objekt hetimi me kohë dhe vazhduan të jenë objekt hetimi, por për Kosovën fatkeqësisht, fatkeqësisht për Shqipërinë dhe shqiptarët që kanë atdhe dhe për turpin e këtyre që e votuan atë raport, balta mbuloi dynjanë ndërkohë që asnjë provë nuk u gjet. Në asnjë prej hetimeve dhe në asnjë prej aktakuzave që u ngritën ndaj udhëheqësve të UÇK nuk përbën asnjë rast që lidhet me trafikun e organeve njerëzore dhe flasim jo për akuza të një raporti dosido.

Shqipëria sot ka detyrën të veprojë, sot kemi aktakuzën se për çfarë akuzohet Thaçi dhe udhëhqësit. Unë nuk mund të mos e them se është unikale në historinë e botës që një president në detyrë të merret peng pa akuzë. Kjo është unikale. Imagjinoni t’i marrin presidentin një vendi tjetër dhe t’ia mbyllin pa akuzë. Çështja jonë është të vëmë ne vend nderin e këtij kombi Shqipëri, Kosovë, kudo ku janë shqiptarët.

Njësi terroriste UÇK e ka quajtur një i vdekur që vjen këtu dhe mendon se është i gjallë. Asnjë fjalë për UÇK, vetëm për Millosheviçin dhe mua. Këta janë këta. Nuk duan të dijnë jo për Kosovë dhe Shqipëri, por për asgjë tjetër veçse për karrige që ngulen në mishin e këtij vend dhe që sjellin të mira materiale.

Sot pyetja është se pse kur u dha mundësia për të ndihmuar drejtësinë, një proces i quajtur medikus, Dick Mary nuk u paraqit fare. Atë zotërinë as dëshiroj ta njoh. Ky proces e ka zanafillën në Kremlin, ky është fakti. Dëgjoni se çfarë thonë sot për Donbasin propaganda e Kremlinit – trafik organesh njerëzore. Këtu nuk po bëjmë një teori konspiracioni. Është një person me emër dhe mbiemër që e ka avancuar këtë tezë. Sot Shqipëria ka të drejtën të flasë me zë të lartë. Raportin nuk duhet ta kishte votuar asnjë shqiptar atje./tvklan.al

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia