close
Rajoni

Rama: Vitin tjetër pyesim shqiptarët nëse e duan kanabisin për përdorim vetjak

kmrama.jpg

Kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore është kërkuar që të bëhet nga shumica e qytetarëve, sipas rezultateve të Këshillimit Kombëtar të bëra publike nga qeveria.

Gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS, Rama tha se me legalizimin e kanabisit mjekësor do të hapen vende të reja pune.

Do të krijojmë vende të reja pune me ngritjen e strukturave teknologjike për përpunimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Se nuk është për qëllime përdorimi vetjak. Vitin tjetër do t’i pyesim shqiptarët patjetër, e doni për përdorim vetjak? Do t’i pyesim se e kanë bërë treçereku i vendeve të botës, do t’i dëgjojmë. Kush thotë jo le të mobilizohet, edhe Rithemelimi. Dhe kështu me radhë të gjitha deri te Ballkani i Hapur”, tha Kryeministri Rama. /tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia