close
RajoniTop LajmeVendi

RAMA, VUÇIQI DHE ZAEVI, LETËR TË HAPUR PARA TAKIMIT PËR BALLKANIN E HAPUR

kuzey-makedonya-aa-1626337

SHTETET E RAJONIT TE NA BASHKOHEN

Te tre krerët e shteteve pjesë e Ballkanit te Hapur, para takimi të radhës në lidhje me këtë nismë që do të mbahet në Tiranë, kane publikuar nje leter te hapur. Edi Rama,  Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev, i bëjnë thirrje vendeve të tjera të rajonit që të bashkohen në këtë nismë.

Në letrën e tre liderëve thuhet se vizioni i tyre është të tejkalohen pengesat sociale, ekonomike dhe tregtare që ngadalësojnë rritjen ekonomike të rajonit nëpërmjet zbatimit të katër lirive  themelore të BE-së.

Edhe pse nisma e Ballkanit të Hapur përfshin deri tani vetëm Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Rama, Vuçiç dhe Zaev theksojnë se nisma ka qenë dhe do të jetë e hapur për të gjithë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Sipas tyre Ballkani i Hapur nuk është një çmim ngushëllues në vend të anëtarësimit në BE, por përkundrazi, një hap i madh drejt tij”, thuhet në letrën e hapur nga tre liderët.

Një thirrje nga Rama, Vuçiç dhe Zaev, shkon edhe për BE ku theksojnë se duhet të bashkohet e të mbështesë plotësisht Ballkanin e Hapur dhe të nxisë fqinjët e tjerë që ta shndërrojnë gjithëpërfshirjen e nismës nga një nevojë në një vepër.

Duhet te ndertojme një të ardhme që i tejkalon mosmarrëveshjet e së shkuarës dhe u jep fëmijëve tanë shpresë në vendin ku ata meritojnë të jetojnë”, theksohet në letër.

Të akuzuar shpesh si “fuçia e barutit” e Europës, udhëheqësit premtojne se nuk mund të lejojnë që rajoni ynë të kthehet përsëri në makthet e së kaluarës, ndërkohë që BE-ja nuk është në gjendje të bëjë më shumë për zgjerimin në këtë faze që është.

Ne kemi ndasitë tona dhe nuk biem dakord për disa çështje politike shprehen tre  lideret, por ata e pranojmë se ekonomia dhe katër liritë themelore të BE-së janë mënyra më e mirë për t’i dhënë rajonit shpresë për një paqe afatgjatë./KlanNews/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia