close
Rajoni

RAMUSH HARADINAJ KTHEHET NGA HAGA

aa-12

Ende nuk dihet -qeverie teknike apo zgjedhjeve të jashtëzakonshme?


Sot pritet të arrijë në Prishtinë kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj. Ai dje ka përfunduar intervistimin nga prokurorët e Dhomave të Specializuara në Hagë. Ndërkohë presidenti nuk ka bërë asnjë hap lidhur pas dorëheqjes së Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Nesër bëhen një javë që kur Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale për tu intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Ndonëse Haradinaj ka kryer obligimin e tij dje në Hagë dhe sot pritet të kthehet në Kosovë, ende nuk është ndërmarrë ndonjë hap konkret për krijimin e një qeverie teknike apo shpallejn e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Presidenti nuk i ka ftuar ende partitë politike për konsultim derisa këto të fundit janë deklaruar kundër një qeverie teknike dhe për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sido që të jetë Haradinaj pas kthimit nga Haga ka thënë se do t’i kthehet jetës politike. Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që të garoj sërish për postin e kryeministrit në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ndërsa në Hagë ai ka zgjedhur hetshtjen për t’u mbrojtur. Nuk dihet ende nëse do të ketë aktakuzë për të në të ardhmen nga Specialja. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia