close
Vendi

RAPORTI I BB: SFIDË, KRIZA POLITIKE

no thumb

Banka botërore publikoi raportin vjetor për lehtësinë e të bërit biznes, për 189 vende të botës. Në rajonin e Euro Azisë Maqedonia e ka renditjen më të lartë, duke zënë vendin e 12. Krahasuar me vitin e kaluar, ku Maqedonia radhitej e 30-ta me radhë, raporti i sivjemë tregon përparime. Ekspertë të ekonomisë thonë se ka shpërputhje mes raportit të bankës botërore dhe mes situatës reale brenda vendit.

Vlerësimi i Bankës Botërore përfshinën periudhën nga viti 2014 deri në qershor të vitit 2015. Në kategorinë e fillimit të biznesit Maqedonia është radhitur në vendin e dytë, për pagesën e tatimeve  në vendin e shtatë, ndërsa me më pak pikë është radhitur në kategorinë e dhënies së lejeve ndërtimore dhe mundësive të marrjes së kredive, për çka figuron në vendin e 42. Edhe pse raporti reflekton se politika e biznesbërjes në Maqedoni sa vjen e përmirësohet, Ramadan Ismaili, njohës i çështjeve ekonomike thotë se në disa fusha, ky vlerësim nuk përkon me realitetin.

Sipas raportit të Bankës Botërore, sfidat kryesore me të cilat Maqedonia do të ballafaqohet gjatë periudhës që vjen kanë të bëjnë me pasojat e krizës politike, konsolidimin e qëndrueshëm dhe efikas fiskal dhe uljen e numrit të papunësisë. Por, sa do të jetë Maqedonia e aftë t’i përballojë këto sfida, dekani i Fakultetit Ekonomik pranë USHT-së, Ramadan Ismaili,  thotë se sistemi politik dhe ai ekonomik janë të ndërvarur.

Raporti i këtij viti rrumbullakëson punën dy vjeçare të BB-së për të zgjeruar kriteret që përdoren për matjen e cilësisë së rregullave dhe efektshmërinë e kornizës ligjiore të të bërit biznes, me qëllim që vlerësimi të jetë sa më real. /V. A./

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia