close
Top LajmeVendi

RAPORTI I KE-së: VLERËSIM POZITIV PËR RMV-në

erisa

ERISA ZYKAJ: VARHELJI – KONFERENCA NDËRQEVERITARE TË MBAHET NËN PRESIDENCËN GJERMANE


Ka një vlerësim pozitiv për rrugëtimin e RMV-së gjatë vitit 2020 edhepse ishte një vit I pandemisë globale – thotë Erisa Zykaj nga Brukseli. KE-ja vlerësoi që RMV-ja I ka respektuar parimet themelore mbi të cilat është bazuar vetë organizata e BE-së e që kanë të bëjnë me demokracinë e shëndoshë në vend, me funksionimin e institucioneve demokratike, me pavarësinë e gjyqësorit dhe me të drejta themelore në vend. Në këtë raport, sic njofton Erisa Zykaj,  në mënyrë të qartë thuhet se vendi ka bërë hapa përpara, lidhur me respektimin e demokracisë dhe shtetit ligjor, por gjithashtu ka krijuar një klimë shumë të mirë dialogu midis palëve.

 Aty, në mënyrë të vecantë, vehet re se edhe pse ka patur zgjedhje në vend, partitë politike kanë gjetur dialogun e vërtetë midis tyre, që të bëjnë të mundur zhvillimin e zgjedhjeve, të cilat në përgjithësi janë zhvilluar sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it me disa vërrejtje të vogla, por që në vecanti kanë ruajtur pikërisht frymën konstruktive të bashkëpunimit brenda dhe jashtë parlamentit – njoftoi korespodentja e Tv Klan nga Brukseli Erisa Zykaj.

Gjithashtu Raporti I KE-së, vlerëson pozitivisht edhe komunikimin që Qeveria e RMV-së e ka me Shoqërinë Civile duke e nxitur që ky komunkim të marrë një tjetër dimension.

Gjithashtu vlerësohet edhe reforma e shtetit ligjor dhe në fakt Komisioneri Oliver Varhelji e ka theksuar pikërisht progresin në reformën në shtetin ligjor dhe respektimin e demokracisë duke thënë që tashmë vendi meriton të ketë një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Ai ka thënë dy herë, qoftë përballë Deputetëve të PE-së, që shpreson se kjo Konferencë të mbahet brenda Presidencës gjermane, që do të thotë në Dhjetor të këtij viti. Gjithashtu I është referuar edhe Shqipërisë por në përgjithësi ka një mirëkuptim midis KE-së dhe vendeve anëtare të BE-së, ka dhe një vullnet të qëndrueshëm që kjo Konferencë e parë Ndërqeveritare të mbahet për RMV-në – tha Erisa Zykaj.

Gjithashtu një ndër reformat që përshëndetet në progress-raportin e KE-së dhe ka një rëndësi të vecantë edhe për shtetet anëtare, është, reforma që është bërë në shërbimin sekret të mëparshëm.

Ndërkohë, pakoja ekonomike për të gjitha vendet e Ballkanit shkon deri diku në 28 miliardë dhe me këto investime KE-ja pret që të ndikojë në mënyrë të fuqishme në RMV për të krijuar një perspektivë të rritjes ekonomike afatgjate.

Pohimet për progress të pjesshëm do të shoqërojnë RMV-në deri në fund, deri në ditën e anëtarësimit të saj, sepse asnjëherë këto reforma nuk konsiderohen të shteruara./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia