close
Bota

RAPORTI I RI I OKB-SË: VRASJET NË UKRAINË, TË PANDËSHKUARA 

392DFA71-8F2F-459C-B32B-537320D205D4_cx0_cy3_cw0_w987_r1_s_r1

Një raport i hartuar nga Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut thotë se ka pasur “përgjegjësi të kufizuar” në Ukrainën lindore për vrasjet arbitrare dhe torturat e kryera nga separtistët dhe ushtarët e Ukrainës.

Raporti është mbështetur në hulumtimet për vrasjen e mbi 9400 personave në rajonin Donbas të Ukrainës prejse kanë nisur luftimet, në vitin 2014 deri në majin e këtij viti.

Hetuesit e OKB-së kanë gjetur dëshmi të vrasjeve arbitrare nga separatistët që e kanë përkrahjen e Rusisë, trupat dhe policia ukrainase dhe batalionet e luftetarëve vullnetarë.

Raporti thotë se dëshmitë rreth vrasjeve në zonat e kontrolluara nga separatistët në rajonet e Donjeckut dhe Lluhanskut duket të jenë bërë në mënyrë selektive ndërsa të dyshuarve nuk iu është garantuar proces i drejt. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia