close
Top LajmeVendi

“Rasti Alfa” – “UNIKO” me dëshmi, intervista, pamje dhe dokumente të papublikuara më parë (VIDEO)

wfewegfwer

JAVËN E ARDHME INTERVISTË EKSKLUZIVE ME TË DËNUARIN AGIM ISLAMI

Ku ka qenë makina e policisë, ku ka qenë makina e autorëve, sa persona kanë qenë të përfshirë në vrasje, cilat janë dëshmitë e reja me të cilat kërkohet që rasti të rigjykohet këto dhe shumë çështje të tjera të rastit “Alfa” u trajtuan në emisionin “Uniko” që transmetohet në Klan Maqedoni. Në këtë emision u sollën deklarata, pamje dhe simulime nga vendi i ngjarjes për ta treguar një pasqyrë më të qartë lidhur me këtë ngjarje që ka ndodhur ne vitin 2008.

RAMIZ DAUTI, ISH I AKUZUAR

Ajo që shohim në video, ne shohim ekspert profesionist duke bërë vrasjen, nuk është amatorë nga 90 projektill 75 kanë godit në cak, nuk mund ta bëjë një njeri që nuk di ta përdor armën, atë vrasje. Tash jemi në hyrjen e fakultetit matematiko-natyrorë ja ato dy kamerat e kanë filmu të gjithë ngjarja… 18:37 Këtu ndalon makina e policëve, kurse makina e autorëve ndalon atje dhe nga atje dalin në këmbë në këtë distancë, domethënë shumë afër dhe nga këtu shpërndahen vrasësit dhe qëllojnë në makinë…

Nga ajo që e kemi parë nëpër kamera, vrasësit janë profesionistë dhe nuk mund të jetë dikush tjetër të din të gjuajë me ardh e të mos jetë polic.

Shpresat për një rigjykim të mundshëm erdhën pas dëshmive të reja, gjegjësisht ekspertizës së përgatitur nga mbrojtja, me çka konstatohet se personat e dënuar nuk kanë lidhje me rastin.

ARTENE ISEINI, AVOKATE

Tetë centimetra dallim. Pikërisht kjo është baza mbi të cilën unë kërkoj përsëritjen e procedurës. Personi, pra nuk kemi të bëjmë me Agim Islamin dhe e dyta tërësisht gjendja faktike, ku marrin pjesë 4 persona dhe jo 5, siç pretendon prokuroria dhe e pranon gjykata.

Kujtojmë se të dhënat e ekspertizës forenzike të kryer në Serbi, thonë se Agim Islami dhe Rexhail Qerimi janë dënuar mbi dëshmi të kurdisura dhe joligjore.

Në Uniko, përveç deklaratave, pamjeve e dokumenteve të siguruara lidhur me rastin “Alfa” për javën e ardhshme është paralajmëruar një intervistë ekskluzive me të akuzuarin Agim Islami i cili mes tjerash për herë të parë flet edhe për ekspertizën forenzike.

Për vrasjen e policit në oborrin e Fakultetit Matematiko Natyrorë, me burg të përjetshëm janë dënuar Agim Islami dhe tashmë i ndjeri Rexhail Qerimi, Ndërkohë që Almir Derplanin është dëbyar ne 20 vite burg dhe Ramadan Shaqiri është dënuar me 9 vite burg për logjistikë. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia